ARDHJA E KËNGËTARIT SERB NË SHQIPËRI/ Revoltohen këngëtarët shqiptarë: Bojkotojeni (FOTOT) – AlpeGossip
ARDHJA E KËNGËTARIT SERB NË SHQIPËRI/ Revoltohen këngëtarët shqiptarë: Bojkotojeni (FOTOT)

ARDHJA E KËNGËTARIT SERB NË SHQIPËRI/ Revoltohen këngëtarët shqiptarë: Bojkotojeni (FOTOT)

Ardhja e këngëtarit serb Goran Bregoviç në festën e birrës që do të organizohet në Korçë nga data 18 deri më 22 gusht, ka irrituar shumë këngëtarë shqiptarë të cilët janë shprehur kundër ardhjes së tij në vend.

Ata e konsiderojnë Goran Bregovic si një nga artistët që ka frymëzuar masakrat e serbëve kundër Kosovës. Bregovic ishte frymëzues e idhull i ushtrisë vrastare serbe gjatë luftës në Kosovë sidomos me këngën “Kalashnikov”.

Ndër artistët që kanë reguar lidhur me ardhjen e këngëtarit serb në Shqipëri është edhe reperi Big Basta.

“Meqë dërgoni mesazhe me kontekst urrejtjeje, lokalizma, apo ndasi krahinore, kam një mesazh më të qartë dhe më të denjë si reper, duke i dalë në krah në çdo sekond gruas sime dhe fjalës së saj kundër përkrahjes së shkaut. Të q*fsha Goran Bregovic”, shkruan ai.

Artistja tjetër që reagoi ndaj këtij lajmi, ishte Besa Kokëdhima, e cila ka bërë thirrje që të bojkotohet pjesëmarrja e tij në këtë festë pasi sipas saj, ai është një artist i mirë, po jo dhe njeri i mirë.