S4MM E TALLI PUBLIKISHT/ Enca i kundërpërgjigjet me dy fjalë: Të hash bukë nga… – AlpeGossip
S4MM E TALLI PUBLIKISHT/ Enca i kundërpërgjigjet me dy fjalë: Të hash bukë nga…

S4MM E TALLI PUBLIKISHT/ Enca i kundërpërgjigjet me dy fjalë: Të hash bukë nga…

Këngëtarja e njohur Enca është kthyer në një ndër personat më të komentuar në media dhe jeta e saj private por edhe këngët që kthehen në hite marrin një vëmendje të madhe nga publiku. Ditën e djeshme, reperi shqiptar S4MM nëpërmjet një postimi në ‘Instastory’ thumboi keq Encën

“Foton e Coverit t’Albumit ka me ma bo Enca, Se kom ni qe e përdor mir Photoshopin”, ka shkruar reperi me tallje, një deklaratë kjo që u komentua gjatë në media.

Lidhur me këtë thumbim të reperit ka reaguar së fundmi edhe Enca e cila me vetëm 2 fjalë i është kundërpërgjigjur S4MM.

Ajo ka shpërndarë një artikull ku flitet për famën dhe suksesin e saj, titulli i të cilit është: ‘Të hash bukë nga fama e Encës’. Këtë artikull këngëtarja e ka postuar në ‘Instastory’ dhe sipër  ka shkruar: ‘Të beftë mirë’, duke ju drejtuar kështu S4MM.