E PYESIN NËSE ANDRRA ËSHTË SHTATZËNË/ Përgjigja e Sinanit do t’ju shkrijë së qeshuri – AlpeGossip
E PYESIN NËSE ANDRRA ËSHTË SHTATZËNË/ Përgjigja e Sinanit do t’ju shkrijë së qeshuri

E PYESIN NËSE ANDRRA ËSHTË SHTATZËNË/ Përgjigja e Sinanit do t’ju shkrijë së qeshuri

Disa kohë më parë në media u përhap me shpejtësi lajmi se bashkëshortja e këngëtarit Sinan Hoxha ishte në pritje të fëmijës së dytë. Pavarësisht fotos që qarkulloi një gjë e tillë u mohua menjëherë nga ana e çiftit të njohur.

Mbrëmjen e  djeshme, Sinan Hoxha ka qenë i ftuar në rubrikën ‘B&E Caffe’ në ‘E diela shqiptare’ ku ka folur më shumë për jetën e tij private. Teksa u pyet për një shtatzëni të dytë të Andrrës, Sinani ka treguar komentin epik që bëri kur qarkulluan lajmet se ata po prisnin një fëmijë të dytë.

“Para disa ditësh, kur shkruajtën disa nga portalet se Andrra është shtatzënë, më morën për të më pyetur nëse ishte i vërtetë lajmi: “Do ta kenë lënë shtatzënë këto portalet, se unë akoma jo”, tha ai duke shkaktuar të qeshura.