“U RIKTHEVA”/ Era Istrefi ja dedikon të gjithë kohën vetes pas angazhimeve… (FOTO) – AlpeGossip
“U RIKTHEVA”/ Era Istrefi ja dedikon të gjithë kohën vetes pas angazhimeve… (FOTO)

“U RIKTHEVA”/ Era Istrefi ja dedikon të gjithë kohën vetes pas angazhimeve… (FOTO)

Pas pjesëmarrjes në “Fifa World Cup”, Era Istrefi fitoi famë akoma dhe më të madhe në të gjithë botën. Tashmë ajo është kthyer në një ndër muzikantet më të preferuara të muzikës moderne dhe është e kërkuar në shumë vende. Ajo ka sjellë disa këngë të reja dhe madje më e fundit është publikuar vetëm 3 ditë më parë në bashkëpunim me Konshens. Kohët e fundit ka udhëtuar nga njëri vend në tjetrin për shkak të angazhimit me koncerte.

Së fundmi ajo ishte e ftuar për të kënduar në Egjipt dhe pas këtij koncerti duket se është kthyer me energji të reja, të cilat do t’ja dedikojë plotësisht vetes. Ajo ka publikuar në “Instagram” një video në të cilën shihet duke u stërvitur në palestër. “U riktheva”, – shkruan Era bashkangjitur videos.

Pavarësisht se ajo ka një trup të formuar dhe për t’u pasur zili, nuk mund të lërë asnjëherë pas dore palestrën dhe aktivitetin fizik. Me siguri pasi të merret pak me kujdesin për veten, Era do të jetë gati për të sjellë të tjera hite.