Pas performancës në natën e parë, Eugenti ia del të jetë i dyti më i komentuar në rrjetet sociale (FOTO) – AlpeGossip
Pas performancës në natën e parë, Eugenti ia del të jetë i dyti më i komentuar në rrjetet sociale (FOTO)

Pas performancës në natën e parë, Eugenti ia del të jetë i dyti më i komentuar në rrjetet sociale (FOTO)

Ndonëse performanca e tretë përfundoi me shumë sukses, kjo nuk do të thotë se ethet e Eurovizionit na kanë lëshuar sadopak. Të gjithë kemi kthyer sytë nga finalja, me gishtat e kryqëzuar se Shqipëria do të marrë një ndër renditjet më të mira. Nuk mund të mbetemi indiferentë ndaj reagimeve të deri më tanishme.

Faqja zyrtare e Eurovizionit po shpërndan performancat në rrjetet sociale, ndërsa komentuesit janë kurdoherë të gatshëm për të shprehur pëlqimin e tyre. Në më pak se 40 minuta, Eugent Bushpepa renditet i dyti më i pëlqyer e komentuar në rrjet, teksa vendin e parë e ka rrëmbyer Lituania për momentin. Me një diferencë tejet të konsiderueshme nga pjesa tjetër, peroformanca e Bushpepës ndezi skenën e Lisbonës, po aq sa dhe publikun, i cili duartrokiti pa rreshtur pas përfundimit të këngës.

Komentet vijnë kryesisht nga shtetas të huaj, çka na jep edhe më shumë shpresë për të arritur më tepër. Forca Eugent!