NJË VIT PAS DASMËS MADHËSHTORE/ Afërdita jep më në fund lajmin e bukur – AlpeGossip
NJË VIT PAS DASMËS MADHËSHTORE/ Afërdita jep më në fund lajmin e bukur

NJË VIT PAS DASMËS MADHËSHTORE/ Afërdita jep më në fund lajmin e bukur

Një vit më parë, këngëtarja e njohur Afërdita Dreshaj i dha fund beqarisë dhe u martua me sportistin çek Jakub Kindl. Dasma e tyre e zhvilluar në Miami tërhoqi vëmendjen e të gjithëve dhe u komentua gjatë.

Shumë aktiv dhe të ndjekur në rrjetet sociale, Afërdita dhe bashkëshorti i saj nuk ngurrojnë që të shprehin hapur dashurin që kanë për njëri-tjetrin. Jakub është shumë romantik dhe vazhdimisht e surprizon këngëtaren me dhurata të ndryshme dhe gjeste të ëmbla.

Mirëpo, që prej largimit të saj në Amerikë, Afërdita i është dedikuar modelingut dhe ka lënë pas dore muzikën. Së fundmi, njëri nga fansat e ka pyetur këngëtaren se kur do të sjell një këngë të re.

Ajo i ka surprizuar të gjithë teksa ka treguar se shumë shpejt do të vijë me një këngë të re që është duke u punuar nga kantautori i njohur Elgit Doda.