“BETOHEM QË NUK JAM E ÇMENDUR”/ Gruaja tregon mënyrën e çuditshme për të shpëtuar nga mizat në verë – AlpeGossip
“BETOHEM QË NUK JAM E ÇMENDUR”/ Gruaja tregon mënyrën e çuditshme për të shpëtuar nga mizat në verë

“BETOHEM QË NUK JAM E ÇMENDUR”/ Gruaja tregon mënyrën e çuditshme për të shpëtuar nga mizat në verë

Nuk ka gjë më të bezdisshme se të të hynë mizat në shtëpi, por një grua ka gjetur zgjidhjen perfekte për t’i mbajtur larg.

Kështu, për t’i mbajtur këto insekte të bezdisshme jashtë shtëpisë suaj ju duhet një qese plastike, pak ujë dhe disa monedha.

Në një postim të sajin në një grup në Facebook të quajtur Mrs Hinch Cleaning Tips, gruaja shpjegoi se qesen duhet ta varni tek dera ose dritarja.

Ajo shkruante:

Vareni sipër dritares ose derës, mizat e urrejnë. Nuk më ka hyrë asnjë një mizë në dhomë prej ditësh tashmë. Shikojeni në Google, ju betohem që nuk jam e çmendur.”

Si duket sekreti qëndron tek reflektimi i dritës.

Rrezet e dritës udhëtojnë zakonisht në mënyrë të drejtë, por kur të takohen me qesen transparente dhe monedhat ato do të thyhen.

Thyerja e këtyre rrezeve është shumë konfuzuese për disa lloje insektesh dhe këtu përfshihen edhe mizat.