JINI TË VËMENDSHËM/ Sekreti për të humbur peshë qëndron tek ato që konsumoni në mëngjes – AlpeGossip
JINI TË VËMENDSHËM/ Sekreti për të humbur peshë qëndron tek ato që konsumoni në mëngjes

JINI TË VËMENDSHËM/ Sekreti për të humbur peshë qëndron tek ato që konsumoni në mëngjes

Konsumimi i mëngjesit është shumë i rëndësishëm, pasi ndikon shumë në mënyrën si do të ndihemi gjatë gjithë ditës. Mirëpo, duhet pasur shumë kujdes me përgjedhjen e ushqimeve që hani për mëngjes.

Një zgjdhje e mirë është të zgjidhni të njëjtin mëngjes. Pse?

Kur hani të njëjtin mëngjes, sidomos kur përfshini shumë nga vlerat ushqimore, ndërtoni një rutinë ideale për organizmin. Mëngjesi duhet të ketë të përfshirë kos, të paktën një frut dhe perime si dhe arrorë e drithëra. Pra kombinime të shëndetshme janë: kos me tërshërë dhe fruta të stinës, vezë të përgatitura omletë apo dhe të ziera, si dhe bukë të thekur me mjaltë. Përsëritja e një rutine të tillë ndihmon metabolizmin dhe ruajtjen e një peshe të ekuilibruar.

Rastet kur ngënia e të njëjtit mëngjes është e gabuar:

Përzgjedhja e ushqimeve është shumë e rëndësishme. Ndodh që mëngjesi që ju konsumoni të jetë i gabuar. Mos zgjidhni drithëra industriale, të cilat kanë sheqerna të shtuara apo edhe ngjyrues. Një mëngjesi i tillë nuk është aspak i shëndetshëm. Shumë njerëz konsumojnë më shumë karbohidrate, duke menduar se u japin më shumë energji gjatë ditës. Kështu ata konsumojnë shumë bukë dhe brumëra dhe harrojnë ushqimet e tjera.

Duhet të dini se proteinat janë ato që duhet të konsumoni më shumë në mëngjes. Ushqimet me proteina janë vezët, kosi, produktet e bulmetit dhe peshku, po ashtu edhe gjiza. Proteina gjendet edhe në produkte me bazë bimore si arrorët, farat dhe bishtajoret. Duke konsumuar më shumë proteina, pesha qëndron në nivelet e duhura, duke ndikuar në humbjen e kilogramëve të tepërt.