HUMBET JETËN NË AVION PASI KONSUMOI SANDUIÇ/ 15 vjeçarja pësoi reaksion nga farat e susamit të bukës – AlpeGossip
HUMBET JETËN NË AVION PASI KONSUMOI SANDUIÇ/ 15 vjeçarja pësoi reaksion nga farat e susamit të bukës

HUMBET JETËN NË AVION PASI KONSUMOI SANDUIÇ/ 15 vjeçarja pësoi reaksion nga farat e susamit të bukës

Një adoleshente ka humbur jetën në një fluturim ajror pasi konsumoi një sanduiç. Ngjarja ka ndodhur në aeroplanin e “British Airways” në Nice të Francës. 15-vjeçarja Natasha Ednan – Laperouse ishte në aeroplan së bashku me prindërit e saj, kur u rrëzua përpara tyre. Dyshohet se vajza ka qenë alegjike ndaj susamit.

Policia ka nisur një hetim për këtë ngjarje dhe pritet të përcaktohet nëse ushqimi i shërbyer në avion ishte etiketuar siç duhet. Autoritetet do të hetojnë gjithashtu nëse stafi i “British Airways” i dha ndihmën e parë. Vajza besohet se pësoi një reaksion nga farat e susamit të bukës, para se të humbiste jetën.

Prindërit e 15-vjeçares janë shkatërruar nga humbja e vajzës së tyre. “Si adoleshente që ishte, Natasha ka qenë shumë e hapur me ne, na tregonte për ndonjë problem që mund të kishte dhe kërkonte këshilla. Si një familje prej 4 anëtarësh, kishim marrëdhënie shumë të ngushtë”, thanë ata.