“ASAJ”/ Rrëfehet Kastro Zizo: Nëna dha shpirt në duart e mia – AlpeGossip
“ASAJ”/ Rrëfehet Kastro Zizo: Nëna dha shpirt në duart e mia

“ASAJ”/ Rrëfehet Kastro Zizo: Nëna dha shpirt në duart e mia

Këngëtari Kastro Zizo ka ndarë detaje sesi është ndjerë pasi iu nda nga jeta nëna e tij.

Ai mori pjesë në Festivalin e 58 me një këngë dedikuar nënës së tij me titullin ‘Asaj’, ndërsa për ‘Pop Culture’, ka rrëfyer se ato momente i ka përjetuar shumë keq.

Ai ka treguar se e ëma ka dhënë shpirt në duart e tij dhe se kjo gjë e ka bërë të vuajë shumë.

‘Në fakt nuk është shumë e mirë për ta thënë sepse nuk jam rasti i parë në botë.

Për fatin tim shumë të keq ime më dha shpirt në duart e mia dhe ishte një gjë që më bëri vërtetë të lëngoja.

Se është shumë e poshtër kjo punë e njeriut që gjithmonë është i predispozuar që memoria të kujtojë gjërat më të këqija.

Ky ishte kujtimi i zi dhe pastaj pasuan me mijëra kujtime të bukura’, ka deklaruar Kastro Zizo.