Unikkatil përmend profesorin e ndjerë në këngë, reagon djali i tij – AlpeGossip
Unikkatil përmend profesorin e ndjerë në këngë, reagon djali i tij

Unikkatil përmend profesorin e ndjerë në këngë, reagon djali i tij

Unikkatil në këngën e tij të re, “Ni Milion Rrugë”, pos që kjo këngë ka marrë klikime të shumta, ajo po përmendet edhe për tjetër gjë.

Shkumbin Rama, djali i arsimtarit Rafet Rama, e ka publikuar këngën në rrjetin social Facebook, dhe e ka falënderuar Viktor Palokën “Unikkatil”, se në tekstin e këngës së tij, e ka përmendur edhe babain e tij, shkruan Express.

“Viktor Paloka, faleminderit shumë për këtë këngë ku e përmend arsimtarin tënd, babën tim Rafet Rama. Ai është pse është mundu që të mos bëjë dallime në mes të nxënësve, ty rë ka pas për zemër, dhe gjithmonë si shembull të mirë. Na ke emocionu shumë krejt familjen. Do të donim sikur të ishte gjallë e ta dëgjonim bashkë”, ka shkruar Shkumbin Rama.

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i Palokës, “edhe unë ato e kom pasë për zemër vëlla”, ka shkruar këngëtari.