Ronela Hajati ka realizuar një bisedë virtuale në Instagram, ku nuk ka ngurruar t’ju përgjigjet edhe pyetjeve në lidhje me jetën e saj personale. Një ndjekës e ka pyetur Ronelën, për moshën kur e ka dhënë puthjen e parë.
Këngëtarja tregoi se kjo eksperiencë për të ka qenë një traumë.
“Vit të tretë në gjimnaz. Traumë”, përgjigjet Ronela.
Një tjetër e ka pyetur për kohën kur ajo mendon të ketë fëmijë, por, siç duket kjo nuk është në planet e afërta të këngëtares.
“40 vjeç dhe do ja marr shpirtin. P.S janë punët e zotit se bëj shaka”, u shpreh Ronela.