PAS JETËS LUKSOZE/ Nëse bashkëshorti i Angela Martinit do të ishte i varfër, ajo nuk do ta donte kaq shumë – AlpeGossip
PAS JETËS LUKSOZE/ Nëse bashkëshorti i Angela Martinit do të ishte i varfër, ajo nuk do ta donte kaq shumë

PAS JETËS LUKSOZE/ Nëse bashkëshorti i Angela Martinit do të ishte i varfër, ajo nuk do ta donte kaq shumë

Dashuria e Angela Martinit me miliarderin rumun, Dragos Savulescu, na ngjan shpesh si të jetë shkëputur nga ndonjë film. Modelja shqiptare tregon se po kalon momentet më të lumtura dhe bën një jetë super luksoze.

Ndaj nuk është habi që ndjekësve, kur u dha mundësi sot t’i bënin disa pyetje, ishin kuriozë vetëm për jetën e saj me miliarderin.

Një prej ndjekësve e pyet nëse do ta donte bashkëshortin kaq shumë nëse ai do të ishte i varfër.

“Jo. Ndoshta pak më shumë”, shkruan Martini në Insta Story.

Një tjetër e pyet sesa para bën Dragos brenda një viti, por duket se Angela as nuk ia ka idenë.

Dhe nëse pyesni pse modelja nuk mban mbiemrin e tij, Angela përgjigjet:

“Sepse ai thotë që mbiemri im është shumë i lezetshëm për t’u ndërruar”.

Ndërsa dy nga gjërat që nuk dinim për të janë se, modelja përjeton shpesh ankth dhe nuk e ka ngrënë kurrë peshkun, pasi nuk duron dot erën e tij.