Kur i ke flokët me yndyrë, femrat e Instagramit dinë modelin perfekt (FOTO) – AlpeGossip
Kur i ke flokët me yndyrë, femrat e Instagramit dinë modelin perfekt (FOTO)

Kur i ke flokët me yndyrë, femrat e Instagramit dinë modelin perfekt (FOTO)

Eh, kapja e flokëve bisht, është modeli më i kombinueshëm dhe të nxjerrë shpesh nga situata. Të gjitha kalojmë nga ato ditët kur përtojmë t’i lajmë flokët dhe yndyra është e dukshme ose kur thjesht nuk kemi kohë t’u bëjmë diçka dhe duken kaq të shkatërruara.

Kështu që të gjitha ndodhemi para sfidës: Çfarë mund t’i bëjë flokëve? Për këtë pjesë na e japin zgjidhjen femrat e famshme shqiptare të “Instagram”-it: Vendosni një shami.

Nëse do të kujtonim një person, e cila mban aksesorin që e karakterizon, turbanët, është Marsela Çibukaj. Këngëtarja që në fillim të karrierës së saj në muzikë vendosi, që të vinte me një stil ndryshe.

 

Kjo është ndër zgjidhjet me ideale të modelimit të flokëve edhe në ditët me shi. Ndërsa kapela mund të duket shumë e zakonshme, shamitë e kokës i japin paraqitjes suaj një stil të ri, sikur keni dalë nga Javët e Modës.

Elvana Gjata na tregoi se nuk duhet të jesh e veshur klas për të mbuluar flokët me një shami. Mjafton edhe një pulovër të cilën ta kombinoni me aksesorin që keni zgjedhur.

Të lidhura sipas stilit që jemi mësuar të shohim gjyshet tona me shamitë e bardha, Nora Istrefi na këshillon që të luajmë me ngjyrat. Dhe të mbajmë një tualet të lehtë.

Ndërsa sipas Kidës mund ta kombinoni edhe më një kostum të bardhë.

Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora e ka modeluar shaminë në mënyrë më të veçantë. Ajo vendosi që të mos mbulonte të gjithë flokët, por ta përdorte si aksesor në stilin e rrethit.

Burimi: Iconstyle.al