Ndoshta nuk e pati me qëllim, por Vesa Luma sapo ofendoi rëndë të gjithë njerzit me ngjyrë – AlpeGossip
Ndoshta nuk e pati me qëllim, por Vesa Luma sapo ofendoi rëndë të gjithë njerzit me ngjyrë

Ndoshta nuk e pati me qëllim, por Vesa Luma sapo ofendoi rëndë të gjithë njerzit me ngjyrë

Është një nga temat delikate dhe shpesh na ndodh të biem pre e ndonjë batute që nuk ka pasur qëllim të keq por gjithsesi mbetet ofenduese. Kur vjen fjala tek personazhet publikë të cilët edhe ndiqen masivisht në rrjete sociale nga persona të ndryshëm, mirë është që këta të fundit të tregohen dyfish të kujdesshëm kur postojnë diçka dhe sidomos kur një batutë mund të kushtojë reagime të forta.

Vesa Luma, këngëtarja shqiptare që së bashku me bashkëshortin e saj Big Basta dhe djalin e tyre Lian po jetojnë në Australi para pak minutash shpërndau një shprehje në Instastory që me siguri nuk është përtypur mirë nga shumë ndjekës. “Jeta është si Rihanna, e bukur por e zezë” – shkruan meme-ja që ka shpërndarë Vesa.

Në fillim, gjithçka duket thjesht një batutë kalimtare, por kur e lexon dhe një herë, është mjaft ofenduese për personat me ngjyrë.

Ne besojmë se Vesa e ka shpërndarë pa e menduar gjatë, megjithatë siç dhe shprehëm më parë në këto raste duhet pasur më shumë kujdes…