NUK DO TA SHOHIM MË NË “WAKE UP”? Ori Nebiaj zbulon programin e ri që do të drejtojë (FOTO) – AlpeGossip
NUK DO TA SHOHIM MË NË “WAKE UP”? Ori Nebiaj zbulon programin e ri që do të drejtojë (FOTO)

NUK DO TA SHOHIM MË NË “WAKE UP”? Ori Nebiaj zbulon programin e ri që do të drejtojë (FOTO)

Jemi mësuar që çdo mëngjes zgjimin në “Wake Up” ta bëjmë me moderatorët Ori Nebiaj dhe Isli Islami.

Por duket se ky nuk do të jetë i vetmi format televiziv ku do ta shohim Orin… Përmes pyetjeve të bëra nga ndjekësit nga Instastory moderatorja e njohur ka zbuluar se shumë shpejt do ta shohim në një program të ri.

“Po sikur të bëje një emision tjetër?” – ishte pyetja drejtuar moderatores.

“Në janar…” – u përgjigj Ori duke treguar se tashmë ajo po punon për një projekt të ri që do të fillojë vitin e ardhshëm.

Megjithatë ajo nuk ka dhënë më shumë detaje duke lënë enigmë nëse do ta shohim sërish edhe në “Wake Up”, por mezi po presim të zbulojmë surprizën e re televizive të saj.