NGA PRINCESHË DIANA TEK KATE MIDDLETON/ Këto janë propozimet më të bukura për martesë – AlpeGossip
NGA PRINCESHË DIANA TEK KATE MIDDLETON/  Këto janë propozimet më të bukura për martesë

NGA PRINCESHË DIANA TEK KATE MIDDLETON/ Këto janë propozimet më të bukura për martesë

Të gjithë jemi kuriozë të dimë diçka më tepër rreth historive të dashurisë të personazheve të njohur, aq më tepër të pjesëtarëve të familjeve mbretërore. Propozimet për martesë mbeten ndër kujtimet më të bukura në një histori dashurie dhe sigurisht që dhe në radhët e familjeve mbretërore ka pasur nga ata që do të mbeten gjatë në histori si propozimet më të bukura. Më poshtë po u njohim me 4 prej tyre.

Princeshë Diana dhe Princi Charles

Charles kërkoi dorën e Dianës gjatë një darke private në pallatin mbretëror. Princi i la kohë princeshës të mendohej për propozimin gjatë kohës që do të udhëtonte në Australi, por Diana e surprizuar pranoi menjëherë.

Sarah Ferguson dhe Princi Andrew

Princi Andrew i propozi Sarah Ferguson në ditëlindjen e tij të 26-të në të njëjtin vend ku ata kishin shkëmbyer puthjen e parë. Ai i propozoi me një unazë rubini rrethuar me 10 diamante.

Kate Middleton dhe Princi William

Princi William i propozoi Kate për martesë gjatë një udhëtimi me miqtë e tyre në Kenia. William ka treguar se e kishte planifikuar shumë mirë se si do i propozonte dhe për tre javë kishte mbajtur me vete në çantë unazën e nënës së tij, derisa kishte vendosur t’i propozonte.

Princ Harry dhe Meghan Markle

Një vit pas lidhjes së tyre, Princ Harry vendosi t’i propozonte për martesë Meghan Markle. Gjatë kohës që ata po konsumonin darkën në shtëpi, Harry ju ul në gjunjë Meghan për t’i bërë pyetjen më të bukur.