Mbrëmjen e djeshme banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri kanë nisur duke komentuar opinionistët e “Big Brother VIP”.
Luiz Ejlli është i mendimit se ata duhet që të jenë të ftohte në opinionet e tyre, por sipas tij, një gjë e tillë nuk ndodh gjithmonë.
Madje ai riktheu në vëmendje edhe opinionisten e edicionit të parë të BB VIP, ku sipas këngëtarit, ajo ka mbajtur gjatë gjithë kohës anën e një banori.
“Jena fiks si vjet. Vjet ka qenë një opinionist X person, nuk po jap emër që ka mbajtur anën e një banori, gjithë kohës”, tha Luizi.
Teksa Krist Aliaj tha se nuk e di, Ejlli shtoi: “Ta them unë, Balina Donaldit, ka mbajtur anën e Donaldit”.