Grua me fat: Shihni çfarë surprize të mrekullueshme i bënë Nora Istrefit për ditëlindje – AlpeGossip
Grua me fat: Shihni çfarë surprize të mrekullueshme i bënë Nora Istrefit për ditëlindje

Grua me fat: Shihni çfarë surprize të mrekullueshme i bënë Nora Istrefit për ditëlindje

Ditën e djeshme, këngëtarja e famshme shqiptare Nora Istrefi ka festuar ditëlindjen e saj të 32-të.

Por ndonëse në profilet e saj dhe të bashkëshortit në rrjetet sociale nuk është postuar asgjë në lidhje me festimet, ditëlindja e Norës nuk ka kaluar në heshtje.

Roberti dhe miqtë e tyre i kanë organizuar këngëtares një festë surprizë që mesa duket ajo nuk e ka pritur aspak.

Siç shihet në disa postime të mikeshës së saj, trajneres së fitness-it Geta Beqa, Nora ka mbetur vërtet pa fjalë pasi është futur në lokalin e mbushur me njerëz, të cilët e kanë befasuar duke i kënduar këngën e ditëlindjes.

Më tej në imazhet e postuara nga Beqa shihet atmosfera e mrekullueshme e festës, ku vetë Nora nuk ka ngurruar të ngjitet në skenë për të kënduar e kërcyer përkrah Robert Berishës.