DASHURI NË DISTANCË/ Dedikimi i Keisit për Stresin do t’ju prekë zemrën (FOTOT) – AlpeGossip
DASHURI NË DISTANCË/ Dedikimi i Keisit për Stresin do t’ju prekë zemrën (FOTOT)

DASHURI NË DISTANCË/ Dedikimi i Keisit për Stresin do t’ju prekë zemrën (FOTOT)

Megjithëse prej disa muajsh nuk janë së bashku dhe tashmë Keisi po jeton në Kanada, ajo nuk ka harruar t’a urojë partnerin e saj, Stresin, me rastin e festës së Shën Valentinit.

Pak më parë, Keisi ka publikuar në profilin e saj në Instagram një foto romantike me reperin ku shfaqen duke u puthur dhe krahas saj ka shprehur fjalët më të ndjera të dashurisë.

“Gëzuar Shën Valentinin shpirti im! Kudo nëpër botë të jemi, zemra ime është gjithmonë me ty. Nuk është e rëndësishme tfestojm sot sepse çdo ditë për ne është Shën Valentin. Distanca të bën të vlersosh atë që ke dhe ta mbash përgjithmon!
Siç thote Shpresa Lushaj, sot dashuria asht ne fluturim nga Toronto në Shqiperi e anasjelltas. Të Dua.”- shkruan Keisi krahas fotos.