“KUR ËNDRRAT BËHEN REALITET”/ Djali i Bashkim Finos dhe bashkëshortja e tij publikojnë fotot nga dasma – AlpeGossip
“KUR ËNDRRAT BËHEN REALITET”/ Djali i Bashkim Finos dhe bashkëshortja e tij publikojnë fotot nga dasma

“KUR ËNDRRAT BËHEN REALITET”/ Djali i Bashkim Finos dhe bashkëshortja e tij publikojnë fotot nga dasma

Në fund të muajit tetor u zbulua se fëmijët e dy politikëve shqiptarë do t’i jepnin fund beqarisë.

Djali i deputetit socialist Bashkim Fino, Redi mësohet se është martuar me Edlira, vajzën e Gëzim Podgoricës, ish-drejtor i Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH) dhe anëtar i Kryesisë së LSI.

Ishte vetë Edlira, e cila bëri me dije se çifti është martuar, teksa pozoi me fustanin e bardhë të nuses bashkë me dhëndrin në tarracën e një prej hoteleve në qendër të Tiranës.

“Kur ëndrrat bëhen realitet… 12/12/2018. Dashuria ime Redi Fino”, shkruan në postimin e saj Edlira.

Ambienti ishte zbukuruar me gjelbërim dhe lule të kuqe, ndërsa nusja kishte zgjedhur një fustan stil klasik me detajet e dantellës dhe të tylit.

Në të gjitha fotot e realizuar nga Anjeza Dyrmishi, çifti duket se i ka sytë vetëm për njëri-tjetrin dhe duken shumë të dashuruar.

Nga ana tjetër Redi Fino është dhëndri tradicional, me një kostum të zi shumë elegant dhe këmishën e bardhë.

Ndërsa më herët ishte paralajmëruar që ceremonia të mbledhë disa nga emrat e njohur të politikës shqiptare, ende nuk dihet se kur do të mbahet, fotot mësohet se janë ato që realizohen para dasmës.