TRENDI I FUNDIT/ 4 modele këpucësh që s’do t’i hiqni nga këmba gjithë vjeshtës – AlpeGossip
TRENDI I FUNDIT/ 4 modele këpucësh që s’do t’i hiqni nga këmba gjithë vjeshtës

TRENDI I FUNDIT/ 4 modele këpucësh që s’do t’i hiqni nga këmba gjithë vjeshtës

Mund ta rifreskojmë garderobën tonë para çdo sezoni të ri, por nëse në dollap nuk kemi këpucët e duhura, ç’kuptim ka?

Vjeshta është stina e stilit, kurse këpucët janë elementi më kryesor i tij.

Ç’do të veshim këto muaj? Këpucë të sheshta, chic dhe gjithë hijëshi! Ky është trendi i këtij viti. Për të qenë më të qartë, hidhini një sy modeleve që do të doni t’i vishni përgjithmonë!

1.Fëmijënore, të thjeshta dhe lehtësisht të kombinueshme me çdo lloj veshjeje.

2.Balerinat tonë të preferuara duken kështu!

Këpucët më të rehatshme dhe më chic që mund të mbani veshur!

3. Këpucët me lidhëse

Një palë të tilla janë MUST dhe duhet se s’bën të jenë pjesë e garderobës sonë. Kur doni t’i përballoni me stil edhe ditët me shi, e dini ç’ju shpëton!

4. Këpucët që shkojnë me gjithçka!

Komode dhe të përshtatshme edhe për ditët me diell të dimrit. Një pulovër e ngrohtë, një palë xhinse dhe jeni gati!