“BËMË MAMA TË TË NGJAJ”/ Ami zbulon pasionin më të ri të Joelit (FOTO) – AlpeGossip
“BËMË MAMA TË TË NGJAJ”/ Ami zbulon pasionin më të ri të Joelit (FOTO)

“BËMË MAMA TË TË NGJAJ”/ Ami zbulon pasionin më të ri të Joelit (FOTO)

Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi janë një ndër çiftet më të bukur të showbiz-it shqiptar. Ata prej pesë vitesh janë prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Joel. Ndërsa së fundmi, janë bërë edhe me një vajzë të ëmbël, Sian. Mirëpo, pak orë më parë mami Ami ka treguar për të gjithë ndjekësit e saj në ‘Instagram’ një sekret të vogël të Joelit. Bukuroshi ka filluar të impenjohet seriozisht me gatimin, pasi ka përgatitur vetë një picë në kushte shtëpie. Në videon e publikuar në ‘Instastory’, Joeli shfaqet me picën në duar dhe pret që Ami t’i hapë furrën për ta pjekur.

“E bërë në shtëpi nga Joeli. Koha e picës”, shkruan moderatorja.

Ndërkohë pak më pas, Ami ka publikuar një tjetër pjatë, këtë herë të gatuar nga vetë ajo. “Çokollatë e zezë”, e cilëson në foto. Mesa duket djali këtë pasion e ka të trashëguar nga e ëma, nuk e dimë nëse babi Ermali është ndopak ‘xheloz’.