E RRITI SI DJALIN E SAJ/ Tezja falenderon nipin që i qëndroi gjithmonë pranë – AlpeGossip
E RRITI SI DJALIN E SAJ/ Tezja falenderon nipin që i qëndroi gjithmonë pranë

E RRITI SI DJALIN E SAJ/ Tezja falenderon nipin që i qëndroi gjithmonë pranë

Dashuria dhe mirënjohja e një tezeje për nipin e saj mbyllën puntatën e sotme të programit ”Dua të të bëj të lumtur”. Protagonistë të kësaj mbrëmjeje ishin Prenda dhe Gjovalini të cilët ndanë me ne historinë e jetës së tyre.

Gjithçka kishte nisur para shumë vitesh kur Prenda dhe mamaja e Gjovalinit, Lezja kishin bërë një pakt. Lezja kishte humbur katër fëmijë dhe nga frika se mos Gjovalini do të kishte të njëjtin fat, ajo kishte vendosur që ai të rritej nga Prenda.

Prenda kise zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” për të falenderuar Gjovalinin për kujdesin që kishte pasur gjithmonë për të. “Të falenderoj me gjithë zemër, dashurinë që e ke pasur për prindërit e tu, ma ke dhuruar edhe mua. Je i vetmi njeri që më ke qëndruar pranë, duke më larguar stresin. Bota ka nevojë për bij si ti.”

Surprza që programi kishte rezervuar për Gjovalinin, ishin këngëtarët e tij të preferuar korçarë, Endri dhe Stefi Prifti, të cilët performuan disa nga këngët e tyre.