”INSPIRIMI IM”/ Albëria feston ditëlindjen, Anxhelina i kushton fjalët më të ndjera (FOTO) – AlpeGossip
”INSPIRIMI IM”/ Albëria feston ditëlindjen, Anxhelina i kushton fjalët më të ndjera (FOTO)

”INSPIRIMI IM”/ Albëria feston ditëlindjen, Anxhelina i kushton fjalët më të ndjera (FOTO)

Këngëtarja shumë e dashur për publikun e cila njihet për zërin e saj unik, Albërie Hadërgjonaj,  ditën e sotme feston ditëlindjen. E lindur në vitin 1975, Albëria mbush sot 44 vjeç. Urimet për të në këtë ditë të veçantë nuk kanë munguar.

Vajza e saj Anxhelina, ka pritur mesnatën dhe i ka dedikuar fjalët më të bukura publikisht. Anxhelina ka ndarë disa foto me Albërien në profilin e saj të Instagramit dhe krahas tyre, me urimin e bërë i ka shprehur gjithë dashurinë dhe mallin që ndjen për të.

“Gëzuar ditëlindjen shoqes time të ngushtë, gruas më të mrekullueshme që njoh, mamasë time të bukur! Fjalët s’mund ta tregojnë sa shumë të dua! Je forca dhe dobësia ime në të njëjtë kohë! Heroina ime në jetën reale dhe inspirimi im! Kalofsh ditëlindjen më të mirë ndonjëherë! Më mungon shumë dhe mezi po pres të të shoh!”-ka shkruar Anxhelina. Albëria i ka pritur me shumë lumturi këto fjalë duke u shprehur se ndihet krenare që ka një vajzë si ajo. “O Zot të dua kaq shumë! Jam e bekuar që kam një vajzë si ti!”- shkruan Albërija.