VETËM 7 MUAJSH/ Kjo video e vajzës së Anjeza Shahinit duke kënduar do t’ju zbukurojë ditën – AlpeGossip
VETËM 7 MUAJSH/ Kjo video e vajzës së Anjeza Shahinit duke kënduar do t’ju zbukurojë ditën

VETËM 7 MUAJSH/ Kjo video e vajzës së Anjeza Shahinit duke kënduar do t’ju zbukurojë ditën

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Anjeza Shahini, u bë nënën për herë të parë para disa muajsh. Ajo solli në jetë një vajzë nga martesa me diplomatin anglez Paul Edward Conolly.

Vajza quhet Tori dhe që nga momenti i lindjes Anjeza ka ndarë vazhdimisht foto dhe video me ndjekësit e saj. Së fundmi, ajo ka shpërndarë në profilin e saj të Instagramit videon më të bukur me të bijën. Anjeza po mban në krah Torin, e cila ndodhet pranë pianos dhe mikrofonit e nis të këndojë.  “Mirëmëngjesi. Kujt i duhen disa back vokale? Shpirti i mamit kjo”, ka shkruar këngëtarja.

Kjo video i ka bërë shumë nga ndjekësit e Anjezës të dalin në përfundimin se vajza do të ndjekë rrugën e saj dhe do të bëhet këngëtare.  Kujtojmë që Anjeza i mungon skenës që prej vitesh dhe u martua katër vite më parë me Paulin.