U BË BABA PËR HERË TË PARË/ Gold Ag prek me dedikimin për djalin: Do të të rris siç të ka hije, mua më ka munguar… – AlpeGossip
U BË BABA PËR HERË TË PARË/ Gold Ag prek me dedikimin për djalin: Do të të rris siç të ka hije, mua më ka munguar…

U BË BABA PËR HERË TË PARË/ Gold Ag prek me dedikimin për djalin: Do të të rris siç të ka hije, mua më ka munguar…

Gold Ag u bë baba në 28 nëntor dhe djalin e tij e pagëzoi me emrin Gueril. Pas lindjes së vogëlushit, reperi publikoi një foto shumë të ëmbël në të cilën shihej dora e tij përballë asaj të djalit.

“Falenderimi i takon Krijuesit të qiejve dhe tokës, që sot mua dhe nusen time na furnizoi me një djalë.O Allah o Zoti im ty të takon falenderimi, o Zoti im gëzoj të gjithë çiftet që e kërkojnë këtë dhuratë prej teje.Biri im ti linde në një ditë të veçantë për mua, por edhe për mbarë popullin shqiptarë. Në këtë datë gjithmonë e festuam festën e flamurit, festuam më vonë edhe daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Në këtë datë lindi një njeri i madh që fal pushkës së tij ti sot linde në liri birë.Djali i babës ti erdhe me 28 Nëntor në ditëlindjen e Adem Jasharit.Emrin tënd e vendosi edhe data jote, e gëzofsh emrin GUERIL, e paq shëndetin dhe jetën e gjatë, qofsha krenarë me ty e jetofsh i lirë në tokën tënde djali jem i miri…O Zoti im ti je i vetmi furnizues, mos më largo nga mëshira jote dhe më bëj rob falenderues.”, shkroi Gold Ag pas lindjes së Guerilit

Ndërkohë ditën e sotme ai ka postuar një tjetër foto në të cilën dallohet duke mbajtur në dorë karrocën e djalit. Ai ka falenderuar sërish bashkëshorten për këtë dhuratë që i bëri dhe i ka dedikuar disa fjalë shumë emocionuese të birit. Gold Ag shkruan se ai vetë u rrit pa baba, por për të birin e tij do të sigurohet që të mos i mungojë asgjë në jetë.

“Faleminderit Zot për këtë dhuratë, faleminderit të gjithëve për urimet e shumta që mi keni dërguar për lindjen e djalit, ua kthefsha për të mira e për gëzime. Faleminderit nusja jeme Ermira Shkodra, faleminderit për kujdesin gjinekologe Dardane Ukella Lleshi që e pate nga fillimi deri në fund. Faleminderit shumë doktor Selman Demolli për respektin e kujdesin e lindjes, faleminderit nga zemra motër e nderume Time Kadrijaj për angazhimin tënd dhe kujdesin për nusen e djalin. Mos e harrofsha asnjë të mirë nga ju e për të mira ua kthefsha. Zot faleminderit që na gëzove, Gueril ti m’bane babë e unë do të rris ashtu siç i ka hije një prindi, u rritsh pranë meje se mua m’ka munguar baba e ty mos të mungoftë asgjë në këtë jetë. Zoti im jepi shëndet, dije e le të jetë i hajrit për atdhe e fe. 30.11.2020”, shkruan reperi.