“JAM NË NJË FAZË…”/ Olta Boka fejohet me djalin e deputetit, këngëtarja tregon unazën e fejesës (FOTO) – AlpeGossip
“JAM NË NJË FAZË…”/ Olta Boka fejohet me djalin e deputetit, këngëtarja tregon unazën e fejesës (FOTO)

“JAM NË NJË FAZË…”/ Olta Boka fejohet me djalin e deputetit, këngëtarja tregon unazën e fejesës (FOTO)

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Olta Boka ishte e ftuar sot tek “Rudina” ku deklaroi se është fejuar me partnerin e saj, Ivi Rrokaj, djali i deputetit Shezai Rrokaj.

Olta tregoi edhe unazën elegante të fejesës dhe gjatë emisionit u zbulua një foto e çiftit e papublikuar më parë.

“Jam në një fazë tjetër të marrëdhënies time, jam fejuar. I fejuari im quhet Ivi. Unë nuk kam dashur kurrë ta përdor për asnjë lloj momenti për të interferuar këtë që unë jam në publik. Nga njëra anë uroj që kjo foto të shuajë kuriozitetin e shumë njerëzve, por nga ana tjetër kam dashur të respektoj dhe të shijoj një marrëdhënie të shëndetshme.

Kam dashur gjithnjë ta shmang këtë pjesë për të mbrojtur veten. Fakti që kam qenë edhe më këmbëngulëse për të mos e treguar ishte pikërisht edhe ideja që partneri im të quhet vetëm i fejuari i Olta Bokës. Ai është një individ, i cili punon fort për karrierën e tij dhe nuk do të doja kurrsesi që atij t’i atribuohet vetëm fjala i fejuari i Olta Bokës.

Ivi është avokat dhe pedagog në Fakultetin e Drejtësisë. Nuk kemi planifikuar martesë, është diçka që besoj do të vijë normalisht. Familjen e mendoj si investimin më të madh dhe më të shenjtë që mund të bësh. Jeta nuk do të ishte kaq e bukur pa familje”, u shpreh Olta.