DJALI I SAJ ËSHTË VETËM DISA MUAJSH/ Dojna Mema tregon se si do të sillet me nusen: Do e pres me… – AlpeGossip
DJALI I SAJ ËSHTË VETËM DISA MUAJSH/ Dojna Mema tregon se si do të sillet me nusen: Do e pres me…

DJALI I SAJ ËSHTË VETËM DISA MUAJSH/ Dojna Mema tregon se si do të sillet me nusen: Do e pres me…

Moderatorja Dojna Mema dhe partneri i saj Vlashent mirëpritën në jetë, në muajin gusht, djalin e tyre të parë të cilin e quajtën Nolan Sol Sata. Ashtu si gjatë shtatzënisë, edhe tani që është bërë nënë, Dojna është mjaft aktive në rrjetet sociale.

Në muajin gusht të këtij viti, Dojna Mema solli në jetë fëmijën e saj të parë. Ajo dhe bashkëshorti i saj, Vlashent Sala, u bënë me djalë të cilin e pagëzuan me emrin, Nolan Sol Sata.

Djali i saj është vetëm disa muajsh, Dojna Mema tregon se si do

Moderatorja e njohur është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku me ndjekësit e shumtë ndan momente të ndryshme të përditshmërisë së saj.

Së fundmi, Dojna ka realizuar një intervistë virtuale me ndjekësit e saj, ku këto të fundit këtë herë duket se kanë shkuar shumë larg. Që tani, ata janë kuriozë si do të jetë Mema si vjehërr, ndonëse djali i saj është vetëm disa muajsh. Dhe siç pritej, moderatorja e njohur u shpreh se nuses nuk do t’i mungojë ngrohtësia nga ana e saj.

 

“Mendoj se është pak herët për këtë pyetje, megjithatë me nusen do të sillem siç sillem me çdo person tjetër të familjes. Gjyshja e Donjës më ka mësuar se nëse e do vërtet djalin duhet t’i respektosh patjetër nusen, sepse nëse e vë të zgjedh mes nuses dhe nënës po e vë të zgjedh praktikisht mes të shkuarës dhe të ardhmes, dhe e ardhmja fiton gjithmonë. Kështu që nusen do e pres me krahë hapur, që të ndjehet njëlloj ngrohtë ashtu siç është ndjerë në familjen e saj”, shtoi Dojna.