IZOLIMI MË I BUKUR! Me Ajkën në krahë, Xhensila mahnitet nga surpriza e ditëlindjes që i bëri Besi (FOTO+VIDEO) - AlpeGossip
IZOLIMI MË I BUKUR! Me Ajkën në krahë, Xhensila mahnitet nga surpriza e ditëlindjes që i bëri Besi (FOTO+VIDEO)

IZOLIMI MË I BUKUR! Me Ajkën në krahë, Xhensila mahnitet nga surpriza e ditëlindjes që i bëri Besi (FOTO+VIDEO)

Këtë të enjte, 9 prill, Xhensila Myrtezaj është zgjuar, ka zbritur për në dhomën e ndenjes dhe është surprizuar në shtëpinë e saj!

Edhe pse në kohë karantinë, Besi ka arritur të krijojë surprizën më të bukur për ditëlindjen e bashkëshortes së tij.

Tollumbace gjithandej dhe një me numrin e moshës së Xhenilës, e cila këtë vit mbush plot 27 vjeç, kanë mbushur sallonin e tyre plot me gëzim!

Këngëtarja shqiptare ka publikuar disa pamje të surprizës në shtëpi dhe dekorit të mrekullueshëm që e ka lënë pa fjalë.

Në një foto ajo shfaqet me Ajkën në krahë teksa vështrojnë zbukurimet së bashku, ndërsa Besi me siguri i filmon nga pas.

Sot është ditë feste në shtëpinë e familjes Kallaku dhe izolimi duket më i bukur se kurrë!