NËNË PËR HERË TË PARË/ Fifi tregon si e mësoi shtatzëninë: I shkova në dhomë Adisit i tregova testin… – AlpeGossip
NËNË PËR HERË TË PARË/ Fifi tregon si e mësoi shtatzëninë: I shkova në dhomë Adisit i tregova testin…

NËNË PËR HERË TË PARË/ Fifi tregon si e mësoi shtatzëninë: I shkova në dhomë Adisit i tregova testin…

Për herë të parë pas lindjes së djalit, këngëtarja Fifi erdhi në një rrëfim ekskluziv për Ermal Peçin në programin e tij ‘Më prit në fundjavë’. Artistja ndau ndjesitë e saj si nënë dhe gjithçka ajo po jeton tani me lindjen e djalit. Fifi është e bindur teksa mes emocioneve u shpreh në studio:

‘Kam jetuar kot deri më 25 Prill. Unë tani jam mami Fifi’.

Ermali e pyet se si u përball ajo dhe partneri i saj me lajmin e pritjes së ëmbël:

‘Ishte një shtatzani rastësore, kisha bërë dy teste shtatzanie dhe i shkoj në dhomë dhe I them Adis shiko çfarë kam…

Më thoshte ta mbajmë apo jo, mos të prish karrierën… i thashë : Lale Unë nuk e ndërpres, do ta mbajmë dhe jemi shumë të lumtur për këtë vendim. Kur kam lindur e kam kuptuar çfarë do të thotë të jesh nënë. I bëj thirrje të gjitha nënave të bëjnë lindje natyrale, është emocioni më I bukur. Unë doja ta shihja ta ndjeja në sekondën e parë dhe s’doja ta humbja’.

Fifi dhe partneri i saj u larguan drejt SHBA në muajtë e pritjes së ëmbël madje u aludua edhe për një martese apo celebrim. Por si është e vërteta? Ermali e pyet Fifin nëse janë martuar apo se si ajo e projektoi këtë ditë:

‘Unë mbeta në Amerikë se kisha koncert. S’më lanë të kthehesha për shkak të shendetit. Nuk jemi celebruar akoma, dasmën e dua tradicionale me tupana dhe të më marrin me kerr ose kal’.