Kur shihni garderobën tuaj ndiheni sikur cdo veshje ju bën të rriteni në moshë?! Rosie McKay, stilistja e disa personazheve të njohur na ka dhënë disa këshilla se si mund ta rregullojmë këtë “problem”
Zgjidhni ngjyrat me zgjuarsi: Sipas Rosiet është e rëndësishme që të keni pjesë të dollapit tuaj ngjyra neutrale si: Bezha, kafja, grija, e zeza etj të cilat nuk dalin asnjëherë nga moda dhe mund të kombinohem shumë thjeshtë.
Mundohuni të përdorni linja të thjeshta: Sa më minimalistë në prerjet e fustaneve apo të veshjeve të tjera. Në këtë mënyrë nuk do të gaboheni asnjëherë.
Përzgjidhni printet e duhura: këtë kohë mund të zgjidhni përdorimin e pikave, leopardit, gjarprt dhe vijave. Mos harroni detajin e një këpuce dhe cante të bukur.
“Zhytuni në mëndafsh”: Nuk duhet të mungojë asnjëherë në dollap, mëndafshi! Një fustan I thjeshtë mendafshi si në vitet 90 do t’ju bëjë të dukeni të mrekullueshme.
Tentoni të provoni pantallonat e lëkurës: Stilistja rekomandon që dhe nqs nuk I kishit menduar më parë, pantallonat e lëkurës do t’ju bëni të ndiheni më “cool”.












![“QË 1 VJEÇ ME B*THËN JASHTË”/ Ish-banorja e Big Brotherit tregon imazhet epike [FOTO]](https://gossip.alpenews.al/wp-content/uploads/sites/4/2018/09/3ca96839d5cee4ea24dd54c694101570_L-400x224.jpg)


