Ashtu si të gjitha institucionet shtetërore, edhe parlamenti i Shqipërisë ka kodin e veshjes dhe kjo është arsyeja përse deputetët i shohim gjatë gjithë kohës të veshur me kostum.
Por ditën e sotme, një prej deputetëve e ka thyer dhe keqazi madje këtë kod. Eduard Shalsi gjatë seancë së fundit është paraqitur në parlament i veshur me tuta, atlete dhe me kapuç në kokë, duke i habitur të gjithë.
Nuk është bërë e qartë përse Shalsi ëhstë paraqitur në këtë formë, por në seancën në fjalë, mazhoranca kishte planifikuar të votonte disa ligje, ndaj ka qenë e domosdoshme prania e të gjithë deputetëve. Burimi: Panorama