DO HABITENI/ Ja pse dietat me “shumë proteinë” po të shkurtojnë jetën – AlpeGossip
DO HABITENI/ Ja pse dietat me “shumë proteinë” po të shkurtojnë jetën

DO HABITENI/ Ja pse dietat me “shumë proteinë” po të shkurtojnë jetën

Dietat e tejngopura me proteinë janë shumë të përhapura kohët e fundit, veçanërisht te ai grup njerëzish që synon rënie (drastike) në peshë. Por sipas vëzhgimeve shkencore, dietat e këtilla, shoqëruar me kufizim karbohidratesh lidhen drejtpërsëdrejti me rritjen e rrezikut për sëmundje të zemrës, humbjen e masës së brendshme kockore apo kancerin e sistemit të tretjes.

Një studim nga Instituti i Kërkimeve Shëndetësore dhe Mjekësore të Australisë Jugore i barazon dhe fut të gjitha dietat (high- protein, me shumë proteinë) në një thes. E gjitha kjo për një arsye të vetme, emëruesin e tyre të përbashkët- proteinën, e cila rezulton se mund të jetë vetë problemi.

Studimi u konceptua si një hetim që do të nxirrte në dritë të vërtetën që fshihet pas personave që ndjekin të tilla dieta dhe vdekjes së hershme. U vu re se sa më shumë proteina të konsumojë njeriu, aq më shpejt ndodh sinteza e proteinave në qeliza dhe sa më shpejt të realizohet e gjitha kjo, aq më shumë gabime/probleme prodhohen, gabime që ndikojnë në jetëgjatësi.