“TË DUA DHE MË MUNGON”/ Hueyda El Saied i dedikon fjalët më të veçanta Arjan Konomit (FOTO) – AlpeGossip
“TË DUA DHE MË MUNGON”/ Hueyda El Saied i dedikon fjalët më të veçanta Arjan Konomit (FOTO)

“TË DUA DHE MË MUNGON”/ Hueyda El Saied i dedikon fjalët më të veçanta Arjan Konomit (FOTO)

Artistja shumë e dashur për publikun, Hueyda El Saied i ka dedikuar disa fjalë të veçanta opinionistit Arjan Konomi, njëkohësisht dhe mikut të saj të ngushtë.

Ajo ka publikuar disa foto pranë tij në rrjete sociale, krahas të cilave ka shkruar se Konomi është shoku i saj më i mirë, për të cilin e ka marrë malli.

“Do doja ta filloja këtë ditë duke kthyer kokën pas dhe duke ndarë disa foto me një shok besnik, i cili qesh me shakatë e mia kur ato s’janë aq të mira dhe që simpatizon problemet e mia dhe kur s’janë aq të këqija. Faleminderit Arjan Konomi që je shoku më i mirë! Të dua dhe më mungon”, ka shkruar ajo.