“JAM BANAL DHE HAKMARRËS”/ Moderaori shqiptar befason me përgjigjet (FOTO) – AlpeGossip
“JAM BANAL DHE HAKMARRËS”/ Moderaori shqiptar befason me përgjigjet (FOTO)

“JAM BANAL DHE HAKMARRËS”/ Moderaori shqiptar befason me përgjigjet (FOTO)

Sipas Isli Islamit, ai është i bekuar me të gjitha të zezat që mund të ketë një njeri.

Prezantuesi i “Wake Up” qëndroi deri vonë mbrëmjen e djeshme, që t’u përgjigjej pyetjeve të ndjekësve në Instagram, në lidhje me çështje të rëndësishme si përshembull, e lag furçën para se të vendosë pastën apo pasi të vendosë pastën e dhëmbëve e gjëra të tilla.

I pyetur nga dikush nëse mendon se është njeri egoist, Isli Islami vendosi t’u shtinte frikën të gjithëve duke thënë se jo vetëm është egoist, por ka edhe një sërë cilësish të tmerrshme që mund të ketë njeriu. Sarkazëm, apo ironi?

“Jam egoist, i ndyrë, njeri i keq, banal, hakmarrës, egocentrik etj. etj.”, shkruajti Isli, “Të gjitha të zezat i kam”

Megjithatë, krejt të kundërten tregoi tek pyetja e radhës, se përse ishte “kaq pozitiv”?

“Ka aq shumë njerëz negativë vërdallë sa nuk kishte më vend”, u përgjigj Isli, “Thashë po bëhem njeri pozitiv. Të falenderoj”

Isli gjithashtu hodhi poshtë një nga legjendat urbane të momentit, që thotë se ai është djali për shtëpi që gjithë vjehrrat do ta donin. Mirëpo, ja që nuk qenka krejt kështu sepse kush është ajo vjehrrë shqiptare që merr një dhëndërr i cili nuk gatuan?!

“Largoni vjehrrat nga ky story: jo”, iu përgjigj Isli ndjekësit që e pyeti nëse di apo jo të gatuajë.

Dhe, gjithashtu zbuloi se nuk përdor Tinder, çka i shton padyshim një pikë në sytë e vjehrrave dhe se nuk para shpenzon shumë për veshjet, edhe pse ndonjëherë pendohet rrugës për rrobat e sapoblera. Të gjithë paskemi shumë të përbashkëta me të.