“KËNGA MAGJIKE”/ Këtë vit ka vendosur të thyejë zemra! Balada e radhës nga … Soni Malaj (VIDEO) – AlpeGossip
“KËNGA MAGJIKE”/ Këtë vit ka vendosur të thyejë zemra! Balada e radhës nga … Soni Malaj (VIDEO)

“KËNGA MAGJIKE”/ Këtë vit ka vendosur të thyejë zemra! Balada e radhës nga … Soni Malaj (VIDEO)

Sikur të mos mjaftonte fakti që këtë vit “Kënga Magjike” ka thyer shumë zemra me baladat e Besa Kokëdhimës, Eneda Tarifës, Marsela Çibukajt, Anxhela Peristerit, Erik Lloshit etj, Soni Malaj ka vendosur të rikthehet për të na e këputur shpirtin.

“Anabel.al” shkruan se këngëtarja do t’i rikthehet festivalit me një këngë që titullohet “Shije tradhtie” dhe flet për një djalë që tradhton e kërkon falje.

Teksti është shkruar nga Ilir Berani, bashkëshorti i Gilit, ndërsa orkestrimin e ka realizuar Shpëtim Saraçi.

Për herë të parë, në një festival shqiptar muzike, Saraçi bashkëpunon me të birin, Drin.

Këngën do të keni mundësi ta dëgjoni të dielën (24 nëntor 2019) gjatë rubrikës “Kënga Magjike” tek “E diela Shqiptare”.

Epo bëni gati shamitë sepse si këtë vit, “Kënga Magjike” nuk na ka prekur ndonjëherë kaq shumë zemrat!

View this post on Instagram

#tb #shooting #tafala

A post shared by SONI MALAJ (@soni_malaj) on