“JANË HUMBJE KOHE”/ Këngëtarja e njohur e viteve 2000 bën deklaratën e fortë për festivalet (VIDEO) – AlpeGossip
“JANË HUMBJE KOHE”/ Këngëtarja e njohur e viteve 2000 bën deklaratën e fortë për festivalet (VIDEO)

“JANË HUMBJE KOHE”/ Këngëtarja e njohur e viteve 2000 bën deklaratën e fortë për festivalet (VIDEO)

Mbrëmjen kaluar këngëtarja që na mungonte prej kohësh, Anila Mimani, ishte e ftuar në emisionin “Soiree”.

Në një intervistë me moderatoren, Jonida Shehu ajo ka treguar për muzikën e viteve 2000 dhe sigurisht i dhuroi publikut një performancë me këngët e saj më të mira.

Gjatë intervistës ajo u pyet nga Jonida nëse ka ndërmend t’ju rikthehet festivaleve në Shqipëri dhe përgjigja e saj ishte e prerë për “Jo”.

Sipas saj festivalet janë humbje kohe dhe nuk shpërblehesh për punën që bën.

“Jo asnjëherë, sepse për mua është humbje kohe, sepse do shkosh të bësh prova njëherë, jo po është edhe ajo pjesa e look-ut, grimi, veshja. Të merr shumë kohë festivali dhe në fund nuk shpërblehesh. Nuk merr atë që ti mendon të marrësh”, është shprehur Anila.