“ÇDO DITË E MË SHUMË MËRZITEM PËR…”/ Stresi na tregon pikën e tij të dobët dhe do habiteni (FOTO) – AlpeGossip
“ÇDO DITË E MË SHUMË MËRZITEM PËR…”/ Stresi na tregon pikën e tij të dobët dhe do habiteni (FOTO)

“ÇDO DITË E MË SHUMË MËRZITEM PËR…”/ Stresi na tregon pikën e tij të dobët dhe do habiteni (FOTO)

Reperi i njohur, Stresi ka treguar herë pas here se mamaja e tij është pika e dobët që ka. Ai i ka dedikuar edhe një projekt muzikor dhe për herë të parë ka dhënë një intervistë me të në ‘Ftesë në 5’, duke treguar për marrëdhënien e ngushtë që kanë bashkë.

Së fundmi reperi ka ndarë një postim krah mamasë së tij duke treguar se e vetmja gjë që e mërzit janë vitet që ikin.
“Jam i lumtur me jetën time. Çdo ditë e më shumë mërzitem për nënën time, vitet ikin. Duhet t’ju përkushtohemi çdo ditë sa të mundemi nga pak. Nëna nuk duhet hequr nga mendja asnjë çast. Zoti i bekoftë e ju dhëntë jetën e gjatë nënave tona”, ka shkruar Stresi krah postimit në ‘Instastory’.
Kjo nuk është hera e parë që reperi i dedikon fjalët më të ndjera mamasë. Ai ka treguar se ndonëse e ka mërzitur disa herë, ajo mbetet gjithmonë mendimi kryesor i tij.
Kujtojmë se pak ditë më parë përplasja në rrjetet sociale e Stresit me Kejsin mori vëmendjen e të gjithëve megjithatë reperi e mbylli gjithçka duke pohuar se gëzon vetëm respekt për të.