DONALDI DHE ROMEO E HOQËN NGA PUNA? Flet për herë të parë babai i Einxhel: E vërteta është se… (FOTO) – AlpeGossip
DONALDI DHE ROMEO E HOQËN NGA PUNA? Flet për herë të parë babai i Einxhel: E vërteta është se… (FOTO)

DONALDI DHE ROMEO E HOQËN NGA PUNA? Flet për herë të parë babai i Einxhel: E vërteta është se… (FOTO)

Mbrëmja e së martës shënoi ndoshta debatin më të fortë brenda shtëpisë së Big Brother VIP.

Nxehja e Einxhel-Donald kaloi më pas në sulme personale duke përmendur detaje nga jeta e tyre para se të futeshin në shtëpi.

Einxhel e akuzoi Donaldin se ishte bërë i famshëm nga lidhja që kishte dhe se ai dhe vëllai i tij binjak e kishin hequr nga puna pa të drejtë se s’kishin lekë ta paguanin. Donaldi nga ana tjetër e akuzonte për moskorrektësi në punë.

Lidhur me debatin e fortë ku u përmendën dhe emra të tjerë, ka ardhur një tjetër reagim, nga vetë babai i moderatores, Muzafer Shkira.

Në një postim në Instastory ai ka kërkuar nga televizioni në fjalë që të publikojnë kontratën e firmosur nga të dyja palët si dhe dëshminë që ajo është paguar për kohën sa ka qenë pjesë e emisionit “Binjakët”.

Ai gjithashtu në fund të letrës thekson se dy vëllezërit Veshaj i kishin premtuar Einxhelit të tjera gjëra rreth punës dhe ka rezultuar krejt e kundërta.

Donaldi dhe Romeo e hoqën nga puna? Flet për herë të parë babai i Einxhel: E vërteta është se...