BASHKËPUNOI ME ADELE/ I dashuri i Bebe Rexhës nderohet me çmimin e rëndësishëm në “Emmy Awards” – AlpeGossip
BASHKËPUNOI ME ADELE/ I dashuri i Bebe Rexhës nderohet me çmimin e rëndësishëm në “Emmy Awards”

BASHKËPUNOI ME ADELE/ I dashuri i Bebe Rexhës nderohet me çmimin e rëndësishëm në “Emmy Awards”

Bebe Rexha nuk është e vetmja në çiftin e saj që merr çmime dhe prodhon gjëra të bukura në industrinë e argëtimit. Edhe i dashuri i saj, Keyan Safyari, duket se është tejet i talentuar kur bëhet fjalë për fotografitë dhe madje është nderuar me një çmim ‘Emmy”.

Edicioni i 74-të i “Emmy Awards” do të nderojnë më të mirët në programet televizive amerikane në ‘prime time’ nga 1 qershori 2021 deri më 31 maj 2022, të zgjedhur nga ‘Akademia e Arteve dhe Shkencave Televizive’ (ATAS). Ceremonia e ndarjes së çmimeve është planifikuar të mbahet drejtpërdrejt më 12 shtator 2022 dhe do u parapri nga çmimet ’74th Primetime Creative Arts Emmy Awards’ më 3 dhe 4 shtator, që u mbajt në Teatrin Microsoft në Downtown Los Angeles, Kaliforni.


Mes shumë producentëve, drejtorëve të fotografisë e prodhuesve televizivë, i dashuri i këngëtares shqiptare me famë botërore ka rrëmbyer në shtëpi një çmim. Keyan është drejtor fotografik me famë ndërkombëtare dhe pronar i produksionit ‘Moving Images Entertainment’.

Ai ka fituar çmimin për “Drejtimin teknik më të mirë për kamerë dhe kontroll fotografie” për shfaqjen e Adele “Adele: One night Only”. Vetë këngëtarja britanike mori çmimin ‘Outstanding Variety Special’ (Pre-recorded) për ‘Adele One Night Only’ që u transmetua nëntorin e kaluar. Në speciale, Adele performoi këngët e reja për herë të parë në gjashtë vjet dhe mori pjesë në një intervistë me prezantuesen legjendare të ‘talk show’ Oprah Winfrey.

 

I lumtur për çmimin, Safyari shkroi në Instagram: “Fitova një çmim Emmy sonte dhe ishte më se i merituar për një spektakël fantastik që u përball me një mori sfidash. Urime të gjithë ekipit.”

Shumë krenare ishte për këtë arritje të tij edhe Bebe e cila i bëri një dedikim romantik në InstaStory, duke shkruar: “Urime për dashurinë time, Keyan Safyari që fitoi një çmim Emmy për këtë spektakël fantastik.

Lidhje e Bebe Rexhës me drejtorin e fotografisë u bë publike në verën e vitit 2020.