ME PAMJET MË TË ËMBLA TË VOGËLUSHIT/ Bieta Sulo na tregon se fundjava i përket vetëm familjes – AlpeGossip
ME PAMJET MË TË ËMBLA TË VOGËLUSHIT/ Bieta Sulo na tregon se fundjava i përket vetëm familjes

ME PAMJET MË TË ËMBLA TË VOGËLUSHIT/ Bieta Sulo na tregon se fundjava i përket vetëm familjes

Prej disa muajsh tashmë, Bieta Sulo moderon programin e pasdites në ‘Top Channel’ ‘Ftesë në 5’. Ajo shfaqet gjithmonë shumë e ëmbël në emision dhe publikon herë pas here të gjitha të rejat nga të ftuarit e saj në ‘Instagram’.

Mirëpo krahas punës, duket se Bieta fundjavën e ka të gjithën të dedikuar familjes dhe vogëlushit të saj. Kjo duket dhe në postimin e fundit të moderatores, e cila është duke shijuar rrezet e diellit jashtë kryeqytetit.

Ajo ka publikuar një video të djalit të saj teksa vrapon dhe mbi të ka shkuar: “Gjenerali pushverdhë dhe ushtarët e tij”.

Siç duket prioriteti i moderatores në fundjavë është koha me familjen e saj, të cilën gjithmonë ka zgjedhur ta kalojë larg zhurmave të Tiranës.