Një çift homoseksualësh që punonin si roje parking kanë vjedhur 37 mijë dollarë nga makineritë e pagesave që të bëjnë një jetë luksoze.
Alan Shelton, 57 vjeç dhe John Riley, 62 vjeç kanë punuar prej vitesh së bashku dhe vendosën që të vjedhin të gjitha qindarkat për të bërë pushime ekzotike në ishujt Canary.
Në fotografitë e tyre, treguan se si po shijonin 11 muaj të vitit në diell duke marrë rreze. Ata manipuluan faturat për të shmangur zbulimin derisa dy letra anonime u dërguan tek pronarët.
Gjykata e Prestonit dëgjoi se cifti kishte shpenzuar mijëra dollarë për festa dhe dukej qartë që kishin jetuar përtej mundësive të tyre.
Alan u dënua me 36 javë burg, ndërsa tjetri me 30 javë.