EDHE PSE E KISHTE KOMPLEKS/ Kjo grua gjeti suksesin dhe dashurinë e jetës falë mjekrës – AlpeGossip
EDHE PSE E KISHTE KOMPLEKS/ Kjo grua gjeti suksesin dhe dashurinë e jetës falë mjekrës

EDHE PSE E KISHTE KOMPLEKS/ Kjo grua gjeti suksesin dhe dashurinë e jetës falë mjekrës

Fakti që ka mjekër e bënte pesimiste dhe nuk kishte aspak shpresë se do gjente dashurinë e jetës. Në fakt rezultoi e kundërta pasi mjekra i solli partnerin ideal dhe suksesin.

Little Bear Scharwz, 36 vjeçe dhe Tobias Bradick, 45 vjeç ishin miq për një vit para se ajo të postonte një fotografi në Facebook duke kërkuar një takim me meshkujt që e pëlqenin.

Tobias pranoi se i dërgoi mesazh, ndonëse ishte i sigurt se do merrte refuzim. Little Bear, e cila foli për historinë e saj të dashurisë këtë mëngjes vuan nga sindroma “ovarian polycystic” që në moshën 14-vjecare, gjë që i shkakton rritjen e qimeve.

Tani ata janë të martuar dhe janë tepër të lumtur, por dikur Little Bear kishte probleme me vetëbesimin për shkak të mjekrës.

Asaj iu deshën vite që ta pranonte këtë gjë dhe filloi të vlerësonte më shumë veten kur fitoi një konkurs për mjekrën.

Rrëfimi i Little Bear:

Fillimet e mia ishin tepër të vështira. Kisha këto qime dhe askush nuk më tregonte apo më ndihmonte që të kuptoja përse i kisha. Unë gjeta konkurs për mjekrën dhe mendova se mund ta fitoja. Dhe kështu ndodhi”.

Tani thotë që mjekra është çelësi i suksesit të saj dhe arsyeja përse arriti të gjente dashurinë e vërtetë.