LARGOHET NGA EMISIONI MODERATORI I NJOHUR/ Eno Popi i jep lamtumirën stafit me anë të fotos së postuar (FOTO) – AlpeGossip
LARGOHET NGA EMISIONI MODERATORI I NJOHUR/ Eno Popi  i jep lamtumirën stafit me anë të fotos së postuar (FOTO)

LARGOHET NGA EMISIONI MODERATORI I NJOHUR/ Eno Popi i jep lamtumirën stafit me anë të fotos së postuar (FOTO)

Lajmet për largimin e Eno Popit nga emisioni i mëngjesit “Wake Up” në Top Channel duket se u konfirmuan nga vetë moderatori.

Ai ka publikuar sot një foto me të gjithë stafin e emisionit të cilët i falënderon:

“Ekipi më i mirë. Të gjithë e bënë ‘Wake Up në Top Channel’, programin më të mrië të mëngjesit. Ju dua. Krenarë për ju”, shkruan Eno.

Largimin e tij nga emisioni e konfirmoi edhe moderatorja Oriela Nebiaj, në një intervistë për emisionin radiofonik “Thuaje me Pepsi”.

“Do të rikthehemi në shtator me ‘Wake Up’ vetëm unë dhe Isli, sepse Eno me shumë mundësi nuk do të jetë më në këtë emision”, është shprehur Oriela.

Ajo tha se Eno ende nuk ka marrë një vendim final në lidhje me largimin, Gjithsesi, asgjë nuk do të ndryshojë në sezonin i ri, pasi do të jetë i njëjti format.

Sipas lajmeve që qarkullojnë, Eno Popi do të moderojë emisionin “Kutia e fundit” patentën e të cilit e ka blerë së fundmi “Top Channel”.