TË KARANTINUAR NGA KORONAVIRUSI/ Si të shihni VIP-et tona pa botoks, fillera, qerpikë të zgjatur (FOTO) – AlpeGossip
TË KARANTINUAR NGA KORONAVIRUSI/ Si të shihni VIP-et tona pa botoks, fillera, qerpikë të zgjatur (FOTO)

TË KARANTINUAR NGA KORONAVIRUSI/ Si të shihni VIP-et tona pa botoks, fillera, qerpikë të zgjatur (FOTO)

Ka më shumë se 10,000 të vdekur në botë nga Covid-19. Numri i vdekjeve në Itali, vendi ynë fqinj dhe pjesë e G8, tejkaloi numrin e viktimave në Kinë. SHBA ka shpallur gjendjen e emergjencës. Franca dhe Mbretëria e Bashkuar do të mbyllin shkollat. Shqipëria është pothuajse në shtetrrethim. Ekonomia është në krizë. Disa qytetarë të papërgjegjshëm nuk respektojnë rregullat. Por nga ana tjetër sigurisht që ka edhe njerëz që shqetësohen për “fytyrën e vërtetë” të vajzave shqiptare tani që “do t’u bien fillerat, botoksi, qerpikët, vetullat” e kështu me radhë. E kuptueshme, humori është i nevojshëm gjatë këtyre ditëve.

Bleona sfidoi këngëtaret të publikojnë videoklipet para kohës së operacioneve plastike. Lyrical Son ngriti shqetësimin madhor kombëtar se “çfarë do të bëhet tani që do të lëshohet botoksi dhe do t’u bien qerpikët dhe vetullat bijave tona”. Enca tha se “kur të kalojnë këto kohët e karantinës, do t’u kenë rënë fillerat dhe do t’u shohim fytyrat e vërteta”. Shtoi se s’ka asgjë personale, se mbase bën dhe vetë më vonë, por e postoi thjesht për shaka.

Si të shihni VIP-et tona pa botoks, fillera, qerpikë të zgjatur

Si të shihni VIP-et tona pa botoks, fillera, qerpikë të zgjatur

Si të shihni VIP-et tona pa botoks, fillera, qerpikë të zgjatur

Nëse edhe ju keni vërtet kaq shumë dëshirë të shihni fytyrat e vërteta duhet të jeni mjaftueshëm me fat që ditët e karantinimit të përkojnë me mbarimin e periudhës 6-12 mujore të kohëzgjatjes së fillerave, diku te gjashtë muaj për botoksin dhe dy deri në tre vite për mikroblanding (vizatimi i vetullave). Për qerpikët vjen në ndihmë rimeli, ndaj rënia e zgjatimeve nuk përbën problem. Por nëse shqetësimi juaj është më i madh, pse duhet t’ja vështirësoni vetes punën? Mjafton të kërkoni në Google “si dukej filani para operacioneve plastike” dhe informacioni është lehtësisht i aksesueshëm. Galeritë e fotove janë të larmishme: Para ndërhyrjeve, pas ndërhyrjeve; me grim, pa grim. Historia ka treguar se njerëzit duken mirë edhe pa grim, por gjithsesi kjo është në dorën tuaj për ta vendosur. Pasi t’i keni dhënë përgjigje pyetjes “si kanë qenë para operacioneve” le t’i rikthehemi përditshmërisë sonë me një pyetje më thelbësore, “Kur do të dalim nga karantinimi?”.