NJË GANGSTERE E VËRTETË/ Publikohen pamje nga klipi i ri i Loredanës (FOTO) – AlpeGossip
NJË GANGSTERE E VËRTETË/ Publikohen pamje nga klipi i ri i Loredanës (FOTO)

NJË GANGSTERE E VËRTETË/ Publikohen pamje nga klipi i ri i Loredanës (FOTO)

Së fundmi Loredana ka qenë në qendër të mediave për skandalin e mashtrimit në të cilin u përfshi, ku një çift zviceran fajësonte reperen dhe disa nga familjarët e saj për zhvatje të një shume të majme parash.

Mirëpo ajo duket se po ecën përpara me jetën e karrierën dhe thuhet se ka gati klipin e ri.

Nga pamjet që pamë realisht partnerja e Mozzik duket një gangstere e vërtetë.

Siç mund ta shikoni edhe në fotot e mëposhtme të bëra publike nga “Prive.al” bukuroshja shfaqet e veshur me të zeza, me syze të mëdha dhe me një armë në dorë.

Rikujtojmë se reperja kësaj here vendosi që xhirimet t’i zhvillonte në Prishtinë dhe raportohet se edhe pak ditë na ndajnë nga publikimi i këngës së saj të re.

Duke marrë parasysh suksesin dhe ecurinë e këngëve të mëparshme të reperes, mund të themi me plot bindje se kënga e re nuk mund të bëjë përjashtim…