Sipas studimeve të reja ju mund të humbni tre herë më shumë peshë kur merrni kohë për të përfshirë trurin tuaj në regjimin që bëni.
Studimi, i kryer nga spitalet universitare Coventry dhe Warwickshire National Trust Services në Mbretërinë e Bashkuar, përfshinte 53 njerëz të shëndoshë që ishin regjistruar për një program intensive të humbjes së peshës. Gjysma e njerëzve u mësuan gjithashtu të hanin me vëmendje – u dhanë strategji që i ndihmuan të ngadalësonin dhe të përqendroheshin në ushqimin e tyre, siç ishte përtypja më ngadalë, provimi i çdo pickimi dhe marrja e kohës për të ngrënë.
Grupi që praktikonte përfshirjen e trurit në këtë dietë humbi mesatarisht tre herë më shumë peshë, në krahasim me ata që nuk praktikuan një ngrënie të kujdesshëm. Dhe adoptimi i sjelljes së ndërgjegjshme nuk është aq e vështirë.
“Ky studim është i rëndësishëm, pasi kemi treguar se sjellja problematike e ngrënies mund të përmirësohet me aplikimin e vëmendjes”, tha për Medical Neës Today, Petra Hanson, një studente hulumtuese dhe doktorature.
“Individët që përfunduan kursin thanë se ishin në gjendje të planifikonin ushqimet paraprakisht dhe ndien më shumë besim në vetë-menaxhimin e humbjes së peshës “, tha Hanson.