Çifti i njohur njoftoi para disa javësh se do të bëhen prindër për herë të parë.
Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe partnerja e tij Ajola Xoxa u treguan shumë entuziastë me këtë lajm të shumëpritur.
Edhe pse në muajt e fundit të pritjes së ëmbël Ajola nuk i ka kursyer postimet në rrjetet sociale, madje është treguar mjaft produktive me jetën e saj profesionale pas bashkëpunimit me këngëtarët shqiptarë për realizimin e disa klipeve muzikorë.
Tashmë Ajola ka ndarë një foto në profilin e saj në instagram ku mban veshur një fustan të zezë. Ajo duket aq elegante sa pak kush do ta besonte se është në muajin e shtatë të shtatzënisë.