Kiara Tito ka dhënë një intervistë ekskluzive për rubrikën “Mos i bjer me top” në emisionin “E Diell”.
Ajo ka folur për lojën që Luizi i bëri para propozimit, ku i tha se lidhja e tyre nuk po ecte dhe ata duhet të ndaheshin. Moderatorja zbuloi se në ato momente mendoi vetëm të dilte nga BBVIP, pasi ishte shumë e lënduar.
“Në daljen e tretë nga BBVIP do jem më mirë. E dyta natyrisht ishte më mirë se u finalizua. Para propozimit po mendoja ‘ku të futem tani’. Isha e lënduar, e mërzitur. Kisha 3 ditë që isha e ngarkuar. Nuk dija çtë thosha. “- tha Kiara